
Ramsdale (m) & Raya (d)
Aaron Ramsdale do të largohet nga Arsenal. Portieri anglez nuk është i kënaqur që është kthyer në zëvendësuesin e David Raya dhe po mendon largimin nga Londra në këtë merkato verore.
Newcastle është ekipi që po e kërkon me këmbëngulje dhe interesi i fortë i tyre ka bërë që dhe Ramsdale të kërkojë menjëherë largimin nga “Topçinjtë”.
Siç raportohet nga mediat në ishull, klubi i Newcastle ka bërë gati 15 milionë paund, të cilat do t’i paguajë për të siguruar shërbimet e Aaron Ramsdale, i cili ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2026.
26-vjeçari është aktivizuar shumë pak në këtë sezon, duke marrë vetëm 990 minuta. Kjo ka bërë që Ramsdale t’i thotë ‘lamtumirë’ ekipit të drejtuar nga Mikel Arteta.
Poll
Lexo gjithashtu
PREMIER LEAGUE
58 milionë euro, Chelsea nuk “ngopet” me sulmues
PREMIER LEAGUE
Nuk shënoi asnjë gol, Chelsea vendos për Armando Brojën
PREMIER LEAGUE