
Antonio Conte muajt e fundit është një nga trajnerët më të përfolur për shkak të të ardhmes së tij. Timonieri italian është më shumë se 1 vit i pa punë që prej largimit nga Tottenham dhe tashmë në sezonin e ri do ta rishikojmë sërish në stol.
Milan dhe Napoli në Serie A janë dy prej skuadrave që vazhdojnë të këmbëngulin për të, por duket se për Conten ende duhet të presë kampionati italian për të patur një rikthim. Në garë fuqishëm për shërbimet e tij ka hyrë Chelsea.
“Blutë’ synojnë jo vetëm rikthimin e Conten në Premier League, por edhe rikthimin te tij në “Stamford Bridge”. Madje drejtuesit janë të gatshëm të sahpenzojnë milionat për ta rikthyer në ekip, me “Blutë” që këtë sezon ndodhen në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit, kur duhen edhe 3 ndeshje drejt fundit të kampionatit.
Drejtuesit aanglezë janë të bindur se 54-vjeçari është i duhuri për të rikthyer sskuadrëën një nga ekipet pretendente për trofe në Premier League.