Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Ishi i Manchester United nuk e “fal” Arsenalin: Nëse fitojnë titullin do të jenë skuadra më e dobët që...

Shkruar nga NEWSPORT
Ishi i Manchester United nuk e “fal” Arsenalin: Nëse
Paul Scholes

Ish-mesfushori i Manchester United, Paul Scholes ka dhënë një ndër deklaratat më të papritura kundër ekipit të Arsenalit. Edhe pse "djemtë" e Mikel Artetës gjetën humbjen përballë “Djajve të kuq” në sfidën e së dielës, sipas pikëve ata vijojnë të udhëheqin kryesimin.

Megjithatë për kritikët kjo nuk mjafton dhe Scholes në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se nëse Arsenali do të fitonte titullin në Premier League, do të ishte një ndër skuadrat më të dobëta që e kanë arritur ndonjëherë.

Ndër të tjera në fjalët e tij ai ka nënvizuar dhe faktin se në tërësi skuadra bën mirë, por tek lojtarët në aspektin individual ata “dështojnë”.

"Nëse Arsenali fiton titullin në Premier League, kjo mund të jetë skuadra më e keqe që ka fituar. Nëse po mendoni të zgjidhni një skuadër të sezonit dhe të zgjidhni katërshen e sulmit, askush nga skuadra e Arsenalit nuk e bën këtë", ka përfunduar 51-vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu