Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

I shpëtoi “kokën” me golin, Scott Parker për Armando Brojën: I lumtur, loja pati një impakt tjetër dhe jam i kënaqur me të

Shkruar nga NEWSPORT
I shpëtoi “kokën” me golin, Scott Parker për Armando
Armando Broja - Scott Parker

Burnley nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Bournemouth në transfertë. Golin për Burnley e shënoi pikërisht Armando Broja në minutën e 90-të dhe ky barazim mund t’i ketë “shpëtuar kokën” trajnerit Scott Parker.

Kjo pasi stoli i tij në javët e fundit ka nisur të lëkundet për shkak të rezultateve negative, por duket se shqiptari me shumë gjasa mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve. Pas këtij barazimi ka folut timonieri i Burnley, i cili shprehet shumë i lumtur dhe i kënaqur me sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

“Mendoj se ne kemi pasur gjithmonë luftën brenda nesh dhe dëshirën, por në duhej të merrja këto vendime sot për të mirën tonë dhe që të mundoheshim që të merrnim një rezultat.

Me djemtë që u futën si zëvendësues, u thashë që jemi në një përleshje këtu dhe kur je në një përleshje, duhet ndonjë ingredient i veçantë. Më dhanë çdo gjë që kërkova dhe jam i lumtur, jam i lumtur për këtë grup të ri që po përjetojnë gjëra me shumë mundësi për herë të parë në karrierën e tyte.

Markus Eduards bëri mirë, është një lojtar që mund të krijojë gjëra për ne. Isha shumë u lumtur për Armandon gjithashtu. Qartësisht, jam i sigurt se ai ishte i zhgënjyer që nuk e nisi si titullar këtë ndeshje, por jam shumë i kënaqur me të dhe Markusin. Jam i kënaqur me këta djem që po futen dhe kanë një impakt në lojë dhe i duhen dhënë meritat, mendoj se tregon shumë për këtë grup lojtarësh”, ka theksuar Parker.

Poll

Lexo gjithashtu