Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Gundogan gati të largohet nga City, agjenti i tij i ofron mesfushorin gjigantëve italianë

Shkruar nga NEWSPORT
Gundogan gati të largohet nga City, agjenti i tij i ofron mesfushorin
Ilkay Gundogan

Kapitulli i dytë i Ilkay Gundogan tek Manchester City është gati të përfundojë pas një viti. Mesfushori gjerman pritet të largohet nga “qytetarët” si lojtar i lirë edhe pse ka një vit tjetër në kontratë.

Destinacioni i mundshëm i mesfushorit 34-vjeçar flitet se është Serie A. Siç raportojnë mediat italiane, agjenti i Ilkay Gundogan i ka ofruar mesfushorin klubeve si Interi dhe Juventusi.

Transferimi i 34-vjeçarit në Serie A është një dëshirë edhe e gruas së tij Sara, e cila ka lindur në Itali. Problemi i vetëm për kalimin e Gundogan në Serie A është paga e tij prej 8 milionë eurosh.

Poll

Lexo gjithashtu