Manchester City
Manchester City ka triumfuar në transfertë përballë Leeds, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elland Road”, përfundoi me shifrat 0-1.
Golin e vetëm të kësaj sfide, e shënoi sulmuesi i afruar në verë, Antoine Semenyo. Ky i fundit e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 2-të shtesë të pjesë parë, gol që rezultoi vendimtar.
Kështu, “Qytetarët” shkojnë në kuotën e 59 pikëve, 2 më pak se Arsenali kryesues. Në krahun tjetër me 31 pikë të grumbulluara, Leeds mban vendin e 15-të në tabelën e klasifikimit.
Poll
