Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

E zëvendësoi në minutën e 33-të, Amorim zbulon pse Zirkzee qau në dhomat e zhveshjes

Shkruar nga NEWSPORT
E zëvendësoi në minutën e 33-të, Amorim zbulon pse
Amorim - Zirkzee

Zëvendësimi i Joshua Zirkzee në minutën e 33-të në duelin ndaj Newcastle ishte shumë i papritur. Ruben Amorim mori një vendim që sigurisht preku lojtarin. Ky i fundit madje nuk ka mbajtur dot lotët.

Timonieri i “Djajve” vendosi të ndryshojë në taktikë ndaj Newcastle, teksa po humbiste 2-0. Sulmuesi holandez u mërzit nga vendimi, teksa ka qarë kur po shkonte drejt dhomave të zhveshjes.

Pas disa minutash lojtari u rikthye në stol, ndërsa nisi të mbështeste skuadrën. Në dijeni të kësaj situate, Amorim nuk nguroi t’i kërkonte falje sulmuesit dhe t’i shpjegonte se pse vendosi të bënte një lëvizje të tillë.

“Zirkzee është një djalë vërtet i mirë. Ne do ta mbështesim atë dhe do të vazhdojmë. Ishte vërtet e vështirë për mua ta bëja këtë, por kam folur me Joshin pasi ishte e rëndësishme të shprehja mesazhin. Ne kishim nevojë që Josh të dilte jashtë, për ekipin”, deklaroi Amorim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga