
Erling Haaland
Erling Haaland nuk e ka ndërmend që të largohet nga Manchester City. Madje, sulmuesi norvegjez ka firmosur kontratën e re, duke rinovuar me “Qytetarët”, me të cilët ka fituar Champions League.
Haaland ka rinovuar për plot 9.5 vite të tjera. Kontrata e tij tashmë do të jetë e vlefshme deri në vitin 2034. Në momentin kur kontrata e tij me City të përfundojë, bomberi do të jetë 34 vjeç.
Paga që Haaland do të përfitojë do të jetë rekord për Manchester City. Por jo vetëm kaq, pasi 24 vjeçari ka përfituar një nga kontratat më të shtrenjta në botën e futbollit.
Kujtojmë se Haaland është pjesë e Manchester City prej korrikut të vitit 2022, kur u ble nga Borussia Dortmund për 60 milionë euro.
View this post on Instagram
Poll