
Manchester United në këtë sezon është shumë larg pritshmërive. Pavarëisht largimit të Erik ten Hag dhe uljes në stol të Ruben Amorim, sërish “Djajtë” nuk kanë mundur të gjejnë vazhdimësinë.
Aktualisht mbajnë vendin e 14-të në tabelën e klasifikimit, shumë larg pretendimeve në fillim të sezonit. Ky i fundit mund të quhet pa frikë një sezon i dështuar dhe tashmë për shkak të mungesës së rezultateve e ardhmja e portugezit është në “fije të perit”.
Sipas mediave britanike bëhet me dije se tashmë drejtuesit kanë nisur punën për një tjetër trajner. Në radarin e tyre ka rënë një kampion dhe bëhet fjalë për Simone Inzaghi. Ky i fundit është pjesë e Interit dhe në këtë sezon po lufton me Napolin dhe Atalantën për titullin kampion.
Inzaghit i përfundon kontrata me Interit vitin e ardhshëm dhe anglezët do të tentojnë githçka për gjithçka për ta tranferuar në “Old Trafford”. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin muajt në vazhdim dhe si do të jetë qëndrimi i kampionëve në fuqi të Italisë.