Në “Old Trafford” duke nisur që nga ora 13:30 do të luhet një nga ndeshjet më të luftuara në Premier League. Manchester United pret në shtëpi Manchester City, një duel “titanësh” mes ekpeve, ku 3 pikët në një derbi vlejnë shumë më shumë se kaq.
Gjendja e ekipeve në këtë moment thuajse është e njëjtë. “Djajtë” ashtu si citizenët vijnë në këtë përballje pas 3 barazimeve radhazi në kampionat dhe në fushë ditën e sotme do të jenë “all-in” vetëm për “autokritikën”.
Kur duhen edhe pak minuta nga starti i kësaj përballjeje, janë mësuar edhe formacionet me të cilat skuadrat do të “luftojnë” përballë njëra – tjerës.
FORMACIONET ZYRTARE:
Manchester United: Lemmens; Maguire, Martinez, Shaë; Dalot, Fernandes, Casemiro, Dorgu; Amad, Mainoo; Mbeumo;
Mancheter City: Donnarumma; Leëis, Khusanov, Alleyne, Ake; Rodri, Bernardo (C); Semenyo, Foden, Doku; Haaland
