
Manchester City në këtë sezon ishte larg pritshmërive. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola la shuëm për të dëshiruar, por gjithsesi në fund ia dolën të sigurojnë vendin e 3-të në klasifikim dhe të kualifikohen në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Guardiola është mjaft i vetdijshëm që ky sezon ishte mjaft negative, por gjithsesi për asnjë moment nuk u vu në dyshim largimi i tij nga “Qytetarët”. Madje timonieri i anglezve thekson se nëse do të ishte në krye të Barcelonës apo Real Madrid do të ishte shkarkuar me kohë.
“Gjithmonë kam arritur t’i ndryshoj gjërat kur ato shkojnë keq, por këtë vit nuk ia dola. Në Spanjë, nëse do të kisha pasur një sezon si ky, do të më kishin shkarkuar deri në tetor, nëntor ose dhjetor. Te Barcelona ose Real Madridi do të isha larguar, por këtu, kjo nuk është diskutuar kurrë.
Duhet pak më shumë durim. Shikoni Carlo Ancelottin, ai fitoi Champions League dhe La Ligën më parë, dhe tani do të drejtojë Brazilin”, ka përfunduar Guardiola.