
Trincao Soares po zhvillon një nga sezonet më të mira në karrierën e tij. Sulmuesi i Sportingut të Lisbonës ka shkëlqyer në kampionatin portugez në 26 paraqitje, duke shënuar 8 gola dhe 12 asistime.
Së fundmi 25-vjeçari portugez ka rënë në radarët e Manchester United. Tekniku i “djajve të kuq” Ruben Amorim e konsideron Trincaon si objektivin kryesor në merkaton e verës.
Amorim i cili e ka trajnuar më parë 25-vjeçarin te Sportingu kërkon të përforcojë sulmin e United me një lojtar që e njeh mirë. Trincao ka një klauzolë lirimi nga Sportingu i Lisbonës prej 50 milionë paundësh.
Megjithatë, United nuk do ta ketë dhe aq të thjeshtë të firmosë me sulmuesin e Portugalisë, pasi dhe Manchester City e ndjek me vëmendje.