Chelsea do të përballet sot me Everton në një sfidë e cila është e vefshme për javën e 16-të të Premier League. Kur vetëm pak orë e ndan skuadrën e Enzo Maresca-s nga dueli, ky i fundit ka shpjeguar dhe zgjedhjet e tij të bëra gjatë kohëve të fundit.
Trajneri Maresca u shpreh se lëndimet e lojtarëve e kanë vënë në presion, duke menduar edhe ndeshjet e ardhshme të Chelseas. Ndërsa sa i takon formacionit të tij ai tha se rotacioni është i domosdoshëm, pas futbolli është maratonë dhe jo një sprint.
“E shoh këtë sezon, dhe e shoh futbollin në këtë moment, si një maratonë, jo si një sprint. Sezoni është i gjatë, kemi kaq shumë ndeshje. Nëse përdorni gjithmonë të njëjtët lojtarë, mendoj se do të keni pak vështirësi në aspektin e gjendjes fizike dhe mbajtjes së lojtarëve të shëndetshëm”, ka thënë 45-vjeçari.
Pas sfidës së sotme Chelsea do të përballet në transfertë me Neëcastel në 20 dhjetor në orën 13:30.
