Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah në fundjavë bëri një deklaratë të bujshme kur tregoi se ka dyshimet e tij se trajneri Arne Slot e do atë jashtë ekipit. Në vorbullën e këtyre diskutimeve u përfshinë të gjjithë, por së fundmi ka reaguar edhe tekniku i skuadrës së të “kuqve”, Slot.
I pyetur në intervistë për deklaratën e sulmuesit, trajneri Slot ka thënë se nuk është në dijeni se për kë ka qenë deklarata. Nga ana tjetër ai është shprehur se shpeshherë këto reagime nga lojtarët vijnë pasi nuk luajnë si titullarë.
“Do të duhej ta pyesnit atë. Nuk e di për kë po flet. Ne folëm që para të shtunës, shumë shpesh. Ndonjëherë më shkurt, ndonjëherë më gjatë. Ai ka të drejtë ta perceptojë situatën siç e ndjen, por unë e shoh ndryshe. E kuptoj që lojtarët që nuk janë titullarë ndihen të pakënaqur, por ai u stërvit shkëlqyeshëm javën e kaluar”, ka përfunduar 47-vjeçari.
Vlen të theksohet se për duelin e radhës kundër Interit, në kuadër të Premier League, sulmuesi egjiptian Mohamed Salah, nuk është përzgjedhur në skuadër.
