Dueli i sotëm mes Wolves dhe Manchester United, i cili është i vlefshëm për raundin e 15-të të Premier League, u mbyll me rezultatin 1-4, në favor të “Djajve të kuq”. Goli i parë për skuadrën e Manchester United u shënua nga mesfushori Bruno Fernandez, në minutën e 25-të. Ndërsa “ujqërit” barazuan me një gol të mesfushorit, Jean-Ricner Bellegarde në minutat shtesë të pjes së parë.
Kur fërshëllima e bilbilit të arbitrit lajmëroi nisjen e pjesës së dytë të lojës, të dyja skuadrat ishin më “agresive”. Por vetëm Manchester United ia doli t'a përkthente paraqitjen e denjë në gola dhe pikë. Kështu 3 golat e radhës erdhën nga Bryan Mbeumo, Mason Mount dhe përsëri Bruno Fernandez. Duke avancuar bindshëm rezultatin mbi rivalin modest.
Rikujtjmë se me rezultatin e sotëm sa i takon renditjes së dy ekipeve. Manchester United është në vendin e 6 me 25 pikë, ndërsa Wolves është i fundit me 2 pikë, dhe asnjë ndeshje të fituar deri më tani.
