Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

TRONDITET Anglia! U “kap mat” duke konsumuar drogë, futbollisti i Premier League e pëson keq

Shkruar nga NEWSPORT
TRONDITET Anglia! U “kap mat” duke konsumuar drogë, futbollisti
Yves Bissouma & Armando Broja

Mesfushori i Tottenham, Yves Bissouma, është pezulluar sërish nga klubi pasi dyshohet se ka përdorur oksid azoti, i njohur ndryshe si “gazi i të qeshurit”. Vetëm një vit më parë ai ishte kapur për të njëjtën shkelje, duke hapur debat brenda klubit londinez.

Sipas "The Sun", Tottenham nisi një hetim të ri pasi lojtari dyshohet se i ka dërguar një video një gruaje, duke konsumuar oksid azoti. Gruaja në fjalë thuhet se ia ka kaluar videon medias, duke bërë që klubi të njoftohej menjëherë.

Ajo ka deklaruar se ishte e habitur nga sjellja e Bissoumas, i cili sipas saj po përdorte gazin përmes një tullumbaceje pa asnjë hezitim. "The Sun" shton se përdorimi i oksidit të azotit mund të shkaktojë dëmtime të trurit, humbje kujtese, halucinacione dhe probleme të tjera serioze.

Mesfushori nga Mali, njëkohësisht kapiten i kombëtares së tij, rrezikon një ndëshkim të rëndë edhe për shkak të kritikave të fundit nga trajneri Thomas Frank për mungesa në mbledhjet e ekipit.

Ndërkohë, ai ka fshirë çdo referencë për klubin nga rrjetet sociale dhe këtë sezon nuk ka luajtur asnjë minutë, ndryshe nga viti i kaluar kur u aktivizua në 44 ndeshje dhe shënoi dy gola.

Poll

Lexo gjithashtu