Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Guardiola “thumbon” Arsenalin: Kam mjaft përvojë në fitimin e titujve, qëndrueshmëria vjen nga...

Shkruar nga NEWSPORT
Guardiola “thumbon” Arsenalin: Kam mjaft përvojë në
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola i ka dërguar një mesazh ekipit të Arsenalit. Duke paraprirë kështu edhe sfidën e raundit të 7-të në Champions League. Ku Manchester City do të përballet me Arsenalin, në orën 21.00.

Duke iu drejtuar në mënyrë indirekte klubit të Arsenalit, Guardiola u shpreh se nuk dëshiron të tingëllojë arrogant, por përvoja e ka mësuar se suksesi vjen vetëm nga stabiliteti gjatë gjithë sezonit. Pa lënë në harresë përvojën e tij të mëparshme në garat për tituj.

“Nga përvoja ime, më vjen keq që nuk dua të ndihem arrogant, por kam mjaft përvojë në fitimin e Ligës Premier dhe titujve, është qëndrueshmëria. Qëndrueshmëria vjen vetëm nga një gjë, mënyra se si luan. Jo nga një rezultat një ditë, apo një fitore për të shkuar 2 pikë prapa ose 4 pikë përpara”, është shprehur tekniku i skuadrës.

Ky është një paralajmërim i qartë për liderin aktual të Ligës Premier, Arsenalin pas gabimit të bërë dhe City tani është vetëm dy pikë mbrapa.

Rikujtojmë se aktualisht në renditje, City ka vendin e dytë me 31 pikë por me 3 fitore në radhë. Ndërsa Arsenali është kryesues me 33 pikë, por me sfidën e fundit të humbur përballë Aston Villa.

Poll

Lexo gjithashtu