Sot Liverpool përballet me Brighton në orën 16:00, ndeshje kjo e cila është e vlefshme për javën e 16-të të Premier League. Megjithatë situata në kampin e “të kuqve” nuk ka qenë aq e qetë javën e fundit. Duke kujtuar kështu tensionet mes Mohamed Salah dhe trajnerit Arne Slot, pas deklaratave të bujshme të sulmuesit.
Ndërsa dje ashtu siç ishte paralajmëruar një bisedë mes tyre, u zhvillua dhe madje përfundoi shumë mirë. Pasi tekniku i skuadrës, Slot e vendosi Salah titullar në ndeshjen për sot.
Sa i takon duelit që vetëm pak orë kanë ngelur para se të nisë, trajneri i ekipit ëshët shprehur se nuk dëshiron asnjë “cirk” mediatik, sepse nuk do i bënte “nder” as skuadrës por as tij personalisht.
“Nëse mundem, dhe është gjithashtu mirë për ekipin dhe për klubin, patjetër që do të preferoja të shmangia një cirk mediatik të shtunën. Nuk mendoj se është cirk për mua. Por nëse është cirk, kjo nuk i ndihmon askujt. Kështu që përpiqesh ta shmangësh sa më gjatë që të mundesh”, ka thënë 47-vjeçari.
