Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

E PAPRITUR/ Burnley i pakënaqur me sulmuesit, gati të “sfidojë” Armando Brojën me “pykën” e Serbisë

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Burnley i pakënaqur me sulmuesit, gati të
Armando Broja dhe Scott Parker

Vetëm 16 gola në 15 javë të Premier League, ky është bilanci aspak premtues i ekipit të Burnley. Bordi nuk është i kënaqur dhe janë gati t’i shtojnë opsionet trajnerit Scott Parker për merkaton e dimrit.

Favoritë për të mbërritur te Burnley është sulmuesi i Union Berlin, Andrej Ilic, sipas gazetarit Pete O'Rourke. Ai mban profilin e qendërsulmuesit, është 25 vjeç dhe e ka bërë debutimin me përfaqësuesen serbe kundër Shqipërisë në datën 11 tetor të 2025.

Ilic ka kontratë me berlinezët deri në verën e vitit 2027, ndërsa kartoni i lojtarit në fjalë arrin deri në 6 milionë euro. Fakti që Burnley ndodhet në pozitën e parafundit të tabelës së elitës në futbollin anglezë, e bën “detyrim” përforcimin në merkaton e janarit.

Nëse Ilic vendoset nën urdhërat e trajnerit Parker, do të nënkuptojë “sfidë” për dy “pykat” e ekipit, Armando Brojën dhe Zian Flemming.    

E PAPRITUR/ Burnley i pakënaqur me sulmuesit, gati të
Andrej Ilic


      

Poll

Lexo gjithashtu