Foto ilustruese/ Logo e Arsenal & Tifozët e Heidenheim
Diant Ramaj mund të transferohet në Premier League. Sipas “Transfermarkt”, është klubi i Arsenal që kërkon shërbimet e portierit 24-vjeçar me origjinë shqiptare.
Diant Ramaj
Momentalisht, Ramaj është i huazuar nga Borussia Dortmund tek “kuqeblutë” e Heidenheim. Megjithatë, ky interesim serioz i “Topçinjve” do ta detyronte shqiptarit të largohet nga Gjermania.
Kujtojmë se huazimi i shqiptarit te Heidenheim është i vlefshëm deri më 30 qershor 2026, ndërsa kontrata e tij me Dortmund deri në vitin 2029. Ndërkohë vlera e tij është 7 milionë euro.
Galeria fotografike ()
Poll

