Elbasan Rashani është lojtari më i ri i Elche. Sulmuesi shqiptar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Clermon në Francë, për të nisur një të re me skuadrën spanjolle.
Elche është një ekip që militon në La Liga 2 dhe kërkon sa më parë rikthimin në elitë. Në këtë mënyrë, spanjollët kanë menduar ta përforcojnë repartin ofensiv me sulmuesin e Kosovës.
Ky i fundit ka firmosur me Elche një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2026. Kjo është aventura e parë e Rashanit në Spanjë, pasi më parë ka luajtur në Norvegji, Danimarke, Turqi dhe së fundmi Francë.
View this post on Instagram
Poll