Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

ZYRTARE/ Luis Enrique i beson të rinjve, PSG firmos me talentin 18-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Luis Enrique i beson të rinjve, PSG firmos me talentin
Landry N'Dri N'Guessan

Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshjen me Troyes për transferimin e një mesfushori. Bëhet fjalë për Landry N'Dri N'Guessan i cili është lojtari më i ri i kampionëve të Europës.

Lajmin e bën të ditur vetë PSG-ja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit. 18-vjeçari N’Guessan ka firmosur kontratë me francezët deri në qershor të vitit 2027.

Djaloshi i lindur në Bregun e Fildishtë ishte pjesë e Troyes, por bëri paraqitje me ta vetëm në ekipin U-19. Trajneri i PSG-së Luis Enrique vijon të mbështesë dhe t’i besojë të rinjve tek klubi parisien.

Poll

Lexo gjithashtu