
PSG-ja prej ditësh vazhdon përgatitjet intensive për duelin e radhës në kampionat, ku parizienët do të sfidojnë Toulouse ditën e nesërme. Madje stërvitjen për këtë duel nuk e ndalin as reshjet e dendura të dëborës.
Kjo pasi në një video të postuar në rrjetet sociale, duken lojtarët e PSG-së dhe Enrique teksa vazhdojnë të qëndrojnë në fushë. Kjo e fundit është e mbulur nga bora, gjë e cila e bënte të vështirë lëvizjen e topit.
Gjithsesi atmosfera në ekipin e PSG-së është ,mjaft pozitive dhe kjo duket edhe nga stërvitja e fundit. Kujtojmë se aktualisht skuadra e Luis Enriques udhëheq kampionatin me 29 pikë pas 11 ndeshjesh. Në këtë sezon është ende e pamposhur në Ligue 1, ku ka siguruar 9 fitore dhe 2 barazime.
Les jardiniers du PSG sont déjà sur le coup pour tenter de tout déblayer… mais il y a beaucoup de travail ????❄️⛷️ pic.twitter.com/X0FDxAROsE
— Canal Supporters (@CanalSupporters) November 21, 2024