
Marseille
Marseille ka fituar në shtëpi përballë PSG-së në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Ligue 1. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stade Vélodrome”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve.
Ishte goli i mbrojtësit maroken, Aguerd që në minutën e 5-të, ai që vendosi fatet e ndeshjes. Ndërkohë që parisienët mund të “ngushëllohen” me “Topin e Artë” të fituar nga Ousmane Dembele.
Kështu, PSG mbetet në vendin e dytë me 12 pikë, po aq sa Monaco kryesues. Në krahun tjetër, skuadra e Marseille ngjitet në vendin e 6-të me 9 pikë të grumbulluara.
Poll