Klasikja e Francës në qytetin jugor të Francës, Marseille është mbyllur nën diktatin e Paris Saint Germain. Vendasit janë “turpëruar” para fansave të tyre kundrejt rivalëve të përjetshëm të PSG. Rezultati i takimit 0-3 flet qartë që në fushë është ndierë vetëm prezenca e “djemve” të Luis Enrique.
Golat janë shënuar si pasojë e një brishtësie në repartin difensiv, ku dallohet dhe nga autogoli i argjentinasit Balerdi. Ish-i i BVB ka ngatërruar portat kur ka dashur të devijojë topin e të ndal aksionin sulmues të parisienëve. Neves, portugezi ka hapur llogaritë e ka shkëlqyer dhe Barcola. Anësori francez që po mbulon shumë mirë rolin e Mbappe tundi rrjetën pak para se të mbaronte pjesa e parë.
Klubi nga kryeqyteti është argëtuar, ka shkëlqyer dhe ekipi i vetëm që përgjigjet në fushën e lojës është ai kampion në fuqi. De Zerbi është përpjekur të marrë më të mirën, por gjasat që kjo të ndodh janë zbehur pas atij kartoni të kuq shumë polemizues. PSG merr vendin e parë e vetme, ndërkohë shpresat e marsejezëve në kapjen e vendit të parë me Monaco-n e kundërshtarët e “Le Classique” zbehen dhe i kujtojnë atyre se duhet shumë punë për të rikthyer trofeun në shtëpi.
Goli i parë i PSG
Goli i dytë i PSG
Goli i Barcola