
Angel Gomes
Lille mposhti me rezultatin 0-2 Reims në transfertë. Rezultati kaloi në planin e dytë te elita e futbollit francez, pasi një tjetër moment peshoi më shumë gjatë ndeshjes.
Ishte minuta e 11 kur lojtari i Lille Angel Gomes pësoi një ndërhyrje horror nga Amadou Kone. Nga dëmtimi i pësuar, Angel Gomes qëndroi i shtrirë në tokë për 17 minuta, teksa më pas u transportua drejt spitalit.
Kone u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen në fjalë. Ndeshja po ashtu u ndërpre për rreth 30 minuta.
Pasi të gjithë u siguruan për gjendjen e qëndrueshme shëndetësore të lojtarit anglez, sfida rifilloi. Lille doli triumfuese dhe ia dedikoi fitoren pikërisht lojtarit të saj.
Poll