
PSG-ja mbrëmjen e sotme do të kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinalen e Champions Leaguë në shtëpoinë e Barcelonës. Kampionët e Ligue 1 janë mposhtur në çerekfinalen e parë me shifrat 3-2 dhe në mbrëmje do të tentojnë përmbysjen dhe kalimin në fazën tjetër.
Luis Enrique është i bindur se ekipi i tij do t’ia dalë të përmbysë rezultatin e parë dhe të vazhdojë rrugëtimin në Champions League. Ndër të tjera ka deklaruar se të gjithë lojtarët me në krye Mbappe kanë shumë dëshirë për të përmbysur këtë sfidë.
“Kemi analizuar mirë ndeshjen e parë dhe mund të them se kemi pësuar një humbje të pamerituar. Kemi pasur kohë të përmirësohemi dhe në ndeshjen e kthimit do të hyjmë në presing që nga fillimi. Të gjithë lojtarët janë gati, përfshi edhe Mbappenë dhe të gjithë kanë një dëshirë të madhe për përmbysje.
Do të më pëlqente ‘Camp Nou’, edhe pse e di që është e vështirë të luash me 90 mijë tifozë kundër. Presim një Barcelonë të kujdesshme, që do të luajë me topa të gjatë drejt linjës së fundit të mbrojtjes tonë, për të shfrytëzuar hapësirat. Edhe në ndeshjen e parë Ter Stegen nisi 24 topa të gjatë, shifër kjo rekord për një portier të Barcelonës”, ka përfunduar timonieri spanjoll i PSG-së.