
Alexandre Lacazette & Malick Fofana
Pas rënies në Ligue 2, shumë lojtarë mund të largohet nga Olympique Lyon. Një nga lojtarët që e ka të sigurt largimin, është Malick Fofana.
Sulmuesi 20-vjeçar është gati të largohet nga Lyon, teksa interesimet për të nuk mungojnë. Është pikërisht gjiganti i Premier League, Liverpool, i cili ka shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit të majtë.
Fofana ka kontratë me Lyon deri në vitin 2028, ndërsa vlera e tij përllogaritet të jetë 30 milionë euro. Tashmë pritet të shihet nëse “The Reds” do të hidhen në “sulm” për shëbimet e belgut.
Në sezonin që lamë pas, Fofana bëri mjaft mirë. Në 41 ndeshje që mori pjesë, ai ia doli që të shënonte 11 gola dhe të asisonte në 6 të tjerë.
Poll