Periudhë merkatoje dhe shumë lëvizje kanë ndodhur e të tjera pritet të vijnë në orët dhe javët në vijim. Megjithatë afati i janarit është vendimtar kur bëhet fjalë për skuadra të cilat duan të krijojnë versionin më perfekt të tyrin.
Në listën e zhvillimeve është edhe klubi i Paris Saint-German i cili si synim kryesor ka sulmuesin Marcus Rashford, ky i fundit aktualisht luan për ekipin e Barcelonës. Ai ndodhet tek klubi spanjoll pasi është në një huazim sezonal nga Manchester United.
Aftësia e 28-vjeçarit në fushë nuk ka kaluar pa u vënë re nga shumë ekipe të cilat tashmë e kanë vënë në qendër të listave për merkaton. Me pasigurinë për ta blerë sulmuesin, parisienët të vetmin opsion që kanë është ai i shkëmbimit mes Rashford dhe Bradley Barcola.
Megjithatë nga statistikat që Rashford ka treguar nën “duart” e Hansi Flick, sipas medias “Caught Offside” është parë se sulmuesi ndihet mjaft mirë dhe i pëlqen Barcelona duke i dhënë më shumë prioritet spanjollëve në krahasim qoftë me Manchester United nga ku u huazua dhe qoftë me PSG nga ku po lakmohet tani.
