Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

Pret të largohet nga Juventusi, Pogba nis bisedimet me skuadrën e re

Shkruar nga NEWSPORT
Pret të largohet nga Juventusi, Pogba nis bisedimet me skuadrën e re
Paul Pogba

Paul Pogba do të largohet nga Juventusi me shumë gjasa në merkaton e janarit, me palët që do të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Francezi më në fund do të mund të rikthehet në fushë, pasi ka shlyer dënimin e tij që iu dha për arsye doping.

Mesfushori teksa pret që të lirohet nga “Zonja e Vjetër” nuk ka qëndruar “duar kryq” pasi ka nisur bisedimet me klubin e ri. Sipas gazetarit francez Malick Traore, Pogba ka nisur negociatat me Marseille për një transferim të mundshëm në muajin janar.

Muaj vendimtarë do të jenë këto për mesfushorin, i cili do të vendosë për të ardhmen e tij dhe në fillim të vitit 2025 do të mund të rikthhehet sërish protagonist në fushën e lojës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga