Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

Në Paris vendoset gjithçka, PSG dhe Luis Enrique drejt…

Shkruar nga NEWSPORT
Në Paris vendoset gjithçka, PSG dhe Luis Enrique drejt…
Luis Enrique

Luis Enrique me shumë gjasa do të vazhdojë qëndrimin e tij në Paris. Sipas “Sport” bëhet me dije se drejtuesit e PSG-së janë shumë të kënaqur me punën e bërë nga spanjolli dhe në këto kushte po përgatitin rinovimin me të.

55-vjeçari në krye të parizienëve ia doli të siguronte trofeun e parë të Champions League . Një sukses i jashtëzakonshëm për këtë ekip, i cili në Ligue 1 vazhdon të bëjë “ligjin”.

Fakti që janë dominues dhe Enrique sjell trofe në Paris, ka bërë që drejtuesit t’i shpërblejnë besimin me një kontratë të re. Kontrata aktuale e tij është e vlefshme deri në vitin 2027, ndërsa marrëveshja e re do ta mbajë atë në “Parc des Princes” deri në fund të sezonit 2029-2030.

Poll

Lexo gjithashtu