Keylor Navas do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të këtij sezoni, kohë kur i përfundon edhe kontrata. Në këtë mënyrë, portieri nga Kosta Rika do të largohet me parametra zero.
“Jam shumë mirënjohës për vitet që kemi kaluar së bashku në këtë klub”, ka thënë Navas, duke lënë të kuptohet që aventurës së tij në kryeqytetin francez i ka ardhur fundi.
Kujtojmë që Navas u transferua nga Real Madrid te PSG në vitin 2019.
Që nga ajo kohë 37-vjeçari ka luajtur 113 ndeshje me parizienët, duke pësuar 94 gola dhe duke mbajtur portën e paprekur në 51 sfida.
Poll