
Kylian Mbappe është larguar nga PSG. Në lidhje me këë lëvizje ka folur presidenti i parizienëve, Naser Al Khelaifi.
Kreu i kampionëve ka theksuar se është shumë i lumtur për Mbappe dhe se i uron shumë suksese në skuadrën e re. ndër të tjera theksoi se asnjëherë nuk i dihet ddhe sulmuesi mund të rikthehet sërish në Francë.
Po ashtu duket se te PSG kanë ndryshuar “kurs”. Tashmë gjithçka do të jetë ekipi dhe nuk do të ketë më yje mbi skuadrën.
“I uroj atij gjithë të mirat. Ai ka bërë gjëra të jashtëzakonshme për ne për shtatë vjet. Ai ishte 18 vjeç kur erdhi, tani është burrë. Ai është futbollisti më i mirë në botë.
Jam krenar për atë që ka bërë për klubin. Asnjëherë nuk e dini, ndoshta një ditë ai do të kthehet në Francë… Unë i kuptoj ambiciet e tij. Ai dëshiron të shkojë në një kampionat të ri për sfida të reja dhe ka të drejtë të bëjeni këtë.
Ylli i PSG-së sezonin e ardhshëm? Ekipi, ekipi. Kjo është strategjia jonë tani”, përfundoi Nasser Al Khelaif në një intervistë për CNN.