Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

Lyon eliminohet në Kupë nga amatorët, qyteza e vogël "zjarr" deri në orët e para të mëngjesit

Shkruar nga NEWSPORT
Lyon eliminohet në Kupë nga amatorët, qyteza e vogël
Lyon - Kupa e Francës

Lyon u eliminua nga Kupa e Francës dhe kjo ndodhi ndaj një ekipi amator. Bourgoin Jallieu mposhti ekipin gjigand pas “ruletës” ruse dhe kështu avancoi më tej.

Fakti që vendasit janë një klub që luan në kategorinë e pestë të Francës ka habitur jo pak veta. Koha e rregullt duhej të kishte mjaftuar si rregull për skuadrën e Ligue1, por rezultati ishte 2-2. Sidoqoftë u mendua se më tutje gjithçka do të merrte fund dhe lionezët do të kalonin turin edhe pse me vështirësi. Por nuk ndodhi siç pritej dhe “heroi” ishte portieri i amatorëve që priti 2 penallti.

Bourgoin është një qytezë sa një lagje e Tiranës, po që dje u duk sa një Paris. Stadiumi shpërtheu në festë pas përfundimit dhe qyteti ishte i gjithi në delir.

Tifozët e gdhinë nëpër bare, restorante, kafene dhe sheshe. Kudo kishte plasur festë e papërmbajtshme dhe “zjarri” zgjati gjithë natën derisa agoi. Pijet ishin falas në shenjë mirënjohjeje për tifozët që besuan në mrrekulli deri në fund.

Lyon u turpërua dhe bëhen disa vite që nuk i shkon dot pranë trofeut të Coupe de France. Në krahun tjetër, klubi rajonal shënjon një ditë që do të regjistrohet në kalendar dhe nuk ka për t’u harruar kurrë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga