Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

Luis Enrique me “dorë të hekurt”, 7 futbollistëve iu tregon “derën”

Shkruar nga NEWSPORT
Luis Enrique me “dorë të hekurt”, 7 futbollistëve iu
PSG

PSG-ja ka “kopsitur” tashmë planin për sezonin e ri. Kampionët e Ligue 1 duket se do t’i nënshtrohen një revolucioni të madh gjatë kësaj periudhe.

Kjo pasi sipas mediave franceze bëhet me dije se Luis Enrique ka bërë gati listën e futbollistëve që do t’i ketë pjesë të skuadrës në sezonin e ri. Ndërkohë mësohet se janë 7 lojtarë të cilët nuk janë pjesë e planeve për të ardhmen.

Spanjolli u ka bërë dalje dhe ndër futbollistët që pritet të largohen janë Marco Asensio, Randal Kolo Muani, Milan Skriniar, Carlos Soler, Nordi Mukiele, Ilyes Housni dhe Renato Sanches. Asnjëri prej tyre nuk ka bindur dhe për këtë klubi do të jetë i hapur për t’i shitur.  

Padiskutim se me largimet e mundshme të tyre, Enrique kërkon edhe futbollistë më cilësorë për t’i zëvendësuar dhe për të plotësuar grupin e skuadrës për sezonin e ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga