Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

"Jemi afër titullit, moment i veçantë", Enrique për largimin e Mbappe: Sezonin e ardhshëm do të jemi më mirë

Shkruar nga NEWSPORT
"Jemi afër titullit, moment i veçantë", Enrique
Kylian Mbappe, Luis Enrique

Paris Saint-Germain është shumë afër fitimit të titullin kampion, për herë të 12-të. Gjithçka mund të kryhet mbrëmjen e kësaj të shtune, ku parizienët do të përballen me ekipin e Le Havre.

Në prag të kësaj sfide, ka folur trajneri Luis Enrique. Tekniku spanjoll thotë që ky sezon ka qenë mjaft i mirë, diçka që i motivon. Ndër të tjera, i pyetur për largimin e Mbappe, Enrique thotë se sezonin ardhshëm ekipi i tij do të jetë më i fortë.

“Jemi shumë pranë titullit kampion dhe është një moment i veçantë. Sinqerisht nuk e kisha menduar një skenar kaq pozitiv, kemi bërë një sezon shumë të mirë dhe jam i lumtur. Përfundimi i këtij sezoni është shumë motivues për ne.

Mbappe? Ne kishim një skuadër të re këtë sezon, me shumë lojtarë që erdhën në fillim të edicionit dhe ndërtimi vazhdon. Jam i bindur se sezonin e ardhshëm do të jemi më mirë, ky është mesazhi që dua t’u dërgoj lojtarëve të mi”, është shprehur Enrique.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga