Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

FSHF “leksion” Frances, Ligue 1 kopjon “Final – Four”

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF “leksion” Frances, Ligue 1 kopjon “Final –
Ligue 1

Ligue 1 pritet t’i nënshtrohet një ndryshimi të madh në sezonin e ri. Kjo pasi në Francë po diskutohet se skuadra kampione mund të përcaktohet nga një ndeshje shtesë finaleje.

Thënë më ndryshe pritet që kampionati francez të ketë një tjetër skemë për të nxjerrë fituesit. Thuajse të ngjashme me “Final – Four” që po zhvillohet në vendin tonë.

Sipas mediave franceze bëhet me dije se presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Phillippe Diallo e ka prezanuar këtë paketë.

Propozimi parashikon që sezoni të përfundojë me gjysmëfinale dhe një finale, në të cilën do të marrin pjesë katër ekipet më të mira nga faza e rregullt. Pavarësisht se ky plan është ende në diskutim, ka nisur të marrë edhe miratimin e disa futbollistëve.

Ndërkohë kundër kësaj me shumë gjasa do të dalë PSG-ja, pasi parizienët mund të kundërshtojnë për shkak të kalendarit të mbingarkuar dhe disa ndeshje të tjera shtesë do të rëndonin akoma më shumë skuadrën.

FSHF “leksion” Frances, Ligue 1 kopjon “Final –
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga