
Kimpembe & Marquinhos
Me emërimin e Luis Enriques në stolin e Paris Saint-Germain, Presnel Kimpembe nuk ka qenë kurrë një zgjedhje e trajnerit spanjoll. Tashmë aventura e mbrojtësit 30-vjeçar në kampin parisien është drejt fundit.
Fati i Kimpembe tashmë është vulosur dhe mbrojtësi do të largohet nga Paris Saint-Germain në orët e ardhshme. Siç raportojnë mediat franceze, fituesi i Kupës së Botës do të transferohet në Katar.
Megjithatë, emri i klubit të ri të Kimpembes ende nuk është bërë i ditur. Francezi ishte pjesë e PSG-së për dhjetë vite duke arritur të fitojë 8 tituj kampion, 1 Champions League, 6 Kupa të Francës, 4 Kupa të Ligsë së Francës dhe 6 Superkupa të Francës.
Poll