
Çudi të mëdha ndodhin në FA Cup apo Coupe de France herë pas here. Një e tillë është dhe kjo e ditës së sotme.
Nice është eliminuar në raundin e 1/8-ave nga një ekip amator. Stade Briochin i aka dalur që në fushën e saj të mposht klubin nga Ligue1 me shifrat e mjaftueshme 2-1 për të kaluar turin. Boudin ishte “heroi” i sfidës me tek ndeshje sipas sistemit të Kupës së Francës.
Futbollisti i klubit të ligës së katërt franceze shënoi dopietë në minutat 88-të dhe 90+7-të. Veç faktit që përmbysi avantazhin e të mëdhenjve nga Cote d’Azur, Boudin i shënoi të dy golat në “frymën e fundit” dhe kjo nisi një festë të çmendur në stadiumin e voçkël.
Ishte një mbrëmje e paharrueshme për vetë lojtarin që trupëron klubin nga elita dhe për qytetin e vogël që gëzon një impiant vetëm 10 mijë vendësh.
Kuqezinjtë nga bregdeti jugor francez nuk do ta harrojnë kurrë këtë eliminim nga një skuadër e padëgjuar më parë dhe nga një lojtar që nuk i dihet se sa vlen apo se kur do t’i shënojë sërish një ekipi aq të madh sa Nice.
Futbolli na bën të përjetojmë të tilla çaste dhe sidomos evenete si kupat ku përballen të mëdhenbjtë me të vegjlit pa diferenca.