Danilo Pereira do të jetë lojtari më i ri i Al-Ittihad. Mesfushori me tipare mbrojtëse i Paris Sanit-Germain ka vendosur që të mbyllë aventurën me këta të fundit, për të nisur një të re në Arabinë Saudite.
Al-Ittihad do të shpenzojë vetëm 5 milionë euro për të siguruar shërbimet e portugezit. Ndërkohë që ky i fundit do të ka përfunduar testet mjekësore të cilat i ka bërë në Paris dhe është gati për të zbarkuar në Arabi.
Kujtojmë që kontrata e tij me PSG-në përfundonte vitin e ardhshëm, duke bërë që francezët ta shisnin dhe të përfitonin sadopak. Ndërkohë, 32-vjeçari nuk ishte as në planet e trajnerit Luis Enrique.
Poll