
PSG-ja vetëm pak ditë më parë fitoi Champions League përballë Interi, me francezët që triumfuan 5-0 nda zikaltërve. Për kampionët e Ligue 1 është hera e parë në histori që sigurojnë këtë trofe dhe festa ishte e gjitha legjitime
Por pavarësisht triumfit në Champions League në këtë merkato priten disa largime. Në fakt klubi ka nxjerrë në shitje 2 futbollistë, saktësisht 2 sulmues.
Bëhet fjalë për sulmuesin portugez Gonçalo Ramos dhe sulmuesin korean Lee Kang-in, të cilët pritet të largohen dhe francezët janë tashmë në pritje të ofertave për ta. Ramos ka zhvilluar 41 ndeshje këtë sezon, duke shënuar 18 gola e dhënë 6 asistime. Ndërkohë, Lee është paraqitur në 45 ndeshje, me 6 gola dhe 6 asiste në 2,397 minuta.
Futbollistët nuk janë në planet e stafit për sezonin e ri dhe klubi synon shitjen e tyre. Kontratat aktuale të tyre përfundojnë në qershor të vitit 2028 dhe mbetet të shihet se cilat do të jenë ofertat që do të mbërrijnë për shërbimet e tyre.