
Real Madrid vazhdon me rinovimet. Ditën e djeshme me madrilenët rinovoi kontratën Luka Modric, ndërsa ditën e sotme një tjetër veteran i “Los Blancos” ka zgjtur kontratën.
Bëhet fjalë për Lucas Vazquez. 33-vjeçari ka rinovuar kontratën për 1 sezon. Në këtë mënyrë do të vazhdojë aventurën e tij në “Santiago Bernabeu” edhe për një sezon tjetër.
“Real Madrid CF dhe Lucas Vazquez kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit tonë, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2025”, shkruan klubi madrilen.
Kujtojmë se Vazquez është prej 9 sezonesh pjesë e Realit. Gjatë kësaj periudhe ia ka dalë të fitojë 21 trofe. 5 Liga të Kampionëve, 4 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa të Evropës, 4 La Liga, 1 Copa del Rey dhe 4 Superkupa të Spanjës.
Vazquez ka luajtur 349 ndeshje për “Los Blancos”, ku ka shënuar 36 gola dhe gjithashtu ka 9 ndeshje me ekipin kombëtar të Spanjës.
Comunicado Oficial: renovación de Lucas Vázquez.#LucasVázquez2025 | #RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 18, 2024