Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Xavi zyrtarisht mbetet pjesë e Barçës: Lojtarët ishin vendimtar, kemi një projekt fitues

Shkruar nga NEWSPORT
Xavi zyrtarisht mbetet pjesë e Barçës: Lojtarët ishin
Joan Laporta - Xavi Hernandez

Xavi Hernandez mbetet te Barcelona edhe për një sezon tjetër. Tashmë gjithçka është zyrtare dhe është konfirmuar nga klubi spanjoll.

Trajneri ka dalë ditën e sotme në një konferencë, duke treguar se çfarë e bindi të ndryshonte mendje. Sipas timonierit të katalanasve projekti ësht i mirë dhe të gjithë kanë besim se gjëra të mira do të vijnë në vazhdim. Qëndrimi i tij nënvizoi se nuk ka të bëjë me paratë, por me besimin që i kanë dhënë drejtuesit dhe lojtarët bashkë me tifozë.

“Lojtarët ishin vendimtarë në zgjedhjen time, më bënë të kuptoj se po punojmë mirë dhe së shpejti do të mund të fitojmë sërish. Unë jam një tifoz i madh i këtij klubi.

Tifozët? Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me ta, ishin një nga pikat vendimtare për qëndrimin tim. I falënderoj për mbështetjen që më kanë dhanë, tani do të duhet të korrigjojmë disa gjëra dhe do të kthehuni në luftë për të fituar.

Kemi një projekt fitues dhe kam shumë besim tek këta lojtarë. Qëndrimi im nuk ka të bëjë me çështjen e parave, por me lojtarët dhe besimi që ata më japin për të bërë gjëra të mëdha”, ka theksuar Xavi në deklaratën e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga