
Vinicius JR është shpallur lojtari më i mirë për vitin 2024 nga FIFA. Në ceremoninë e “FIFA the BEST” braziliani fitoi trofeun presitigjioz.
Vetëm para disa muajsh humbi garën me Rodrin për “Topin e Artë”, por duket se FIFA u kujdes që t'i jepte një tjetër ccmim, si për t'i "mbyllur" gojën. Një çmim i rëndësishëm për yllin e Real Madrid që i shpërblen punën e sezonit të fundit.
Pas fitimit të këtij trofeu ka reaguar në rrjetet sociale. Një postim i gjatë nga braziliani, i cili siç duket shfryn gjithë mllefin e tij ndaj atyre që janë munduar ta ulin poshtë. Vinicius nuk nguron ta quajë veten e tij si më të mirin në Botë, teksa nënvizon se ka luaftuar shumë pavarësisht se janë munduar të gjithë ta shkatërrojnë.
“VENI, VIDI, VICI. Sot shkruan ai djaloshi që ka parë shumë idhuj duke e ngritur lart këtë trofe… dhe tash është i tij. Ose më mirë të them, ka arritur momenti im. Është momenti ta them… po, jam lojtari më i mirë në botë dhe kam luftuar shumë për këtë.
Provuan dhe u munduan të më diskreditojnë, të më nënçmojnë. Askush nuk mund të më tregojë se për kë duhet të luftoj, se si duhet të sillem. Kur isha në ‘São Gonçalo’, sistemi nuk brengosej për mua dhe unë pothuajse u gëlltita prej tij.
Kam fituar për mua, për familjen time, duke gjetur aq shumë mbështetje në këtë rrugëtim të gjatë: Flamengo, Real Madrid, Kombëtarja braziliane, qindra bashkëlojtarë të skuadrës në rrugëtimin disavjeçar… personat që më shoqërojnë çdo ditë, njerëzit që më admirojnë.
LOJTARI MË I MIRË NË BOTË 7️⃣”, ka shkruar braziliani.
View this post on Instagram