Jemi në javën e El Classicos dhe siç shkruajnë mediat spanjolle, situata nuk është aspak pozitive tek klubi i Real Madridit.
Vetëm pas lajmeve që qarkulluan se Rudiger goditi me shuplakë një prej anëtarëve të stafit, pas zënkës që pati me shokun e tij të skuadrës, mbrojtësin Alvaro Carreras, një tjetër precedent i shëmtuar “fotokopje” ka ndodhur mes dy lojtarëve të tjerë, pjesë fikse e formacionit të trajnerit Alvaro Arbeloa.
Fjala është për mesfushorët Aurelio Tchouameni dhe Fede Valverdes, për të cilët “Marca” shkruan se janë përplasur fizikisht pas debatit verbal që kanë patur lidhur me mosmarrëveshjet e tyre në stërvitje.
Është dashur ndërhyrja e pjesës tjetër të grupit për të shmangur përshkallëzimin e tensionit, gjë që reflekton qartë se brenda klubit merengues, problemet janë më të mëdha seç duken dhe se pasojat mund të jenë akoma më të rënda, nëse ndaj Barcelonës, humbasin dhe ia dorëzojnë trofeun në duar rivalëve të përjetshëm pikërisht në klasiken e së dielës që do të luhet në “Camp Nou”.
View this post on Instagram

