Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Ndër më të paguarit tek Reali, titullari i mbrojtjes bën gjestin skandaloz "në sytë" e trajnerit

Shkruar nga NEWSPORT
Ndër më të paguarit tek Reali, titullari i mbrojtjes bën
Dani Carvajal dhe Antonio Rudiger

Sikur të mos mjaftojë fakti që ky sezon po rezulton jashtë pritshmërive, pa trofe dhe me zhgënjime në të gjitha frontet, tek Real Madrid duhet të përballen dhe me incidentet e pakëndshme.

Ndër më të paguarit tek Reali, titullari i mbrojtjes bën
Antonio Rudiger

Këtë herë, protagonist për keq është bërë mbrojtësi Antonio Rudiger, i cili në rrjetet sociale ka përfunduar në “lupën” e kritikave për shkak të sjelljeve aspak sportive të shfaqura në ambientet e stërvitjes.

Shtatlarti gjerman është kapur me një nga pjesëtarët e stafit teknik, ku nuk munguan as shuplakat nga ana e Rudiger, i cili edhe pse e shoqëron me “buzëqeshje” pasi sipas tij këto gjeste janë në kuadrin e shakave, pamjet e regjistruara kanë bërë xhiron e rrjetit dhe komentet nuk kanë qenë aspak pozitive.

Më herët, vetë mbrojtësi është konfrontuar dhe me shokun e tij të skuadrës Alvaro Correras, i cili përmes një postimi të bërë në Instagramin e tij, shpjegoi se mes tij dhe Rudiger incidenti mbetet një rast i izoluar dhe se kjo situatë i përket së kaluarës.

Ndër më të paguarit tek Reali, titullari i mbrojtjes bën
 

 

Poll

Lexo gjithashtu