Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Tchouameni s’ka ndërmend të ndalet me Real Madrid: Fillimisht Man City, më pas e ka radhën Barça

Shkruar nga NEWSPORT
Tchouameni s’ka ndërmend të ndalet me Real Madrid: Fillimisht
Aurélien Tchouameni


Mesfushori i Real Madrid dhe autori i golit të fitores ndaj Mallorcas, Aurelien Tchouameni foli në kanalin zyrtar të klubit për situatën e klubit si dhe të ardhmen e sezonit.

"Kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Manchester City të mërkurën, por e kuptojmë se duhej të përqendroheshim në ndeshjen me Mallorcan. Nuk ishte e lehtë, sepse një ditë tjetër luajtëm një ndeshje shumë të vështirë kundër Manchester Cityt, ishim pak të lodhur, por kur luajmë për Real Madridin duhet të japim gjithçka në fushë deri në fund dhe ia dolëm e fituam.

Kemi një skuadër shumë të rëndësishme. Më kujtohet goli i Bellingham në shtëpi kundër Getafes apo Modric. Ne kemi një skuadër me shumë cilësi dhe e dimë që në fund një lojtar do të tregojë cilësinë e tij, do të shënojë gol dhe do ta ndihmojë skuadrën të marrë 3 pikët.

Tani synojmë Manchester Cityn. Gjithmonë themi se ndeshja e radhës është më e rëndësishmja e sezonit, si kundër Barcelonës në Superkupë. Por ka shumë. Ndeshja e parë kundër Manchester City ishte shumë e rëndësishme, ndeshja e sotme ishte gjithashtu shumë e rëndësishme dhe le të themi menjëherë se ndeshja e së mërkurës do të jetë gjithashtu e rëndësishme. Pastaj do të jetë tjetra kundër Barcelonës në ligë, por të gjitha janë të rëndësishme”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga