Vinicius dhe Mbappe
Klubi i Real Madrid po përjeton disa javë kaosi, grushta dhe pakënaqësi në trajtë ekstreme. Sipas raportimeve nga “L’Equipe”, disa drejtues në bordin e Realit, po shtyjnë për largimin e njërit prej sulmuesëve në ekip.
Gjithçka ka të bëjë me Kylian Mbappe dhe Vinicius. Dyshja nuk ka funksionuar kurrë në repartin ofensiv, e përkthyer me 0 trofe në dy sezonet e fundit. Mbetet për t’u parë se çfarë do ndodhi gjatë merkatos verore, aty ku gjithçka kalon nga presidenti Florentino Perez, kur flitet për vendim.
Në treg sipas “Transfermarkt”, vlera e Mbappes, së bashku me Vinciusin, arrin në 350 milionë euro, shifër stratosferike, sikurse tregues për potencialin e tyre në fushën e blertë.
Poll
