Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Revolucioni në stolin e Real Madrid dhe Mourinho në sfond, Luis Figo e thotë troç: Nuk më duket i ashpër, duhet një trajner që...

Shkruar nga NEWSPORT
Revolucioni në stolin e Real Madrid dhe Mourinho në sfond, Luis Figo e
Luis Figo dhe Jose Mourinho

Situata tek Real Madridi ka dalë e gjitha jashtë kontrolli. Shumë tensione, përplasje mes lojtarëve dhe mungesë autoriteti nga ana e trajnerit. Kjo ka bërë që klima në kampin madrilen të jetë “alarmante”, pasi të dielën do të zbresin në fushën e lojës për të luajtur klasiken me Barcelonën, aty ku do të vendoset dhe matematikisht fituesi i titullit në La Liga.

Fundi i sezonit pritet të shkaktojë dhe një rrjedhë të fuqishme tranzicioni, ku e gjitha do të nisë nga pasuesi i Alvaro Arbeloas, i cili ka “prerë” biletën e largimit për shkak të menaxhimit të dobët të futbollistëve.

Pikërisht, emri i Jose Mourinhos po përflitet çdo ditë e më shumë për një rikthim të tijin tek “Los Blancos”, kjo dhe për faktin se portugezi shquhet për “dorë të hekurt” në raporte me lojtarët.

Megjithatë, i këtij mendimi nuk është legjenda e këtij klubi, Luis Figo, i cili ka veshur po ashtu fanellën e Barcelonës përpara se të transferohej pikërisht tek Reali.

Sipas tij, në këtë klub, nevoja e një trajneri që di të menaxhojë egot e lojtarëve është një “sukses” më vete për zgjedhjen që do të ndërmarrë presidenti, duke përmendur dhe profile si Zidane dhe Ancelotti që ia kanë dalë të krijojnë “themelet” e një grupi të pandalshëm.

“Nuk e dija që Mourinho konsiderohet si “dorë e hekurt”. E kam patur trajner, mik, por s’më është dukur aq i ashpër. Nuk besoj se Realit i duhet një trajner i “fortë”, por një trajner që të dijë të menaxhojë 25 lojtarë, 25 ego. Nëse shikon trajnerët që kanë patur sukses aty si Zidane, Ancelotti apo Del Bosque, asnjëri nuk është trajner i “fortë”, tha ish-mesfushori.

Në fund, pati dhe një mendim për zënkën mes dy mesfushorëve si Tchouameni dhe Valverde.

“Nuk është aspak normale, edhe pse zënka në dhomat e zhveshjes ka patur e gjithmonë do ketë”, përfundoi Figo.

Poll

Lexo gjithashtu