Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Prag ndeshjes me Bayernin në Champions, ylli i Realit jep LAJMIN E MADH për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Prag ndeshjes me Bayernin në Champions, ylli i Realit jep LAJMIN E MADH
Kylian Mbappe dhe Vincius Junior

Real Madrid dhe Vinicius Junior do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre dhe për vitet në vazhdim. Ky është lajmi i madh që vjen për tifozët e "Los Blancos" të cilët mund të qetësohen për të ardhmen e "idhullit" të tyre. 

Sulmuesi brazilian ka konfirmuar se bisedimet kanë vazhduar mes palëve dhe se ka marrë tashmë miratimin e presidentit të klubit Florentino Perez. 

"Do të rinovoj, kur të vijë koha e duhur. Do të qëndroj këtu për një kohë të gjatë sepse Real Madrid, për t'iu rikujtuar është klubi i ëndrrave të mia. Kam edhe një vit në kontratën time, por jam i qetë. Kam marrë besimin e presidentit. Kam dhënë e do jap gjithmonë më të mirën time", kanë qenë fjalët e Vinicius. 

Për 25-vjeçarin është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga "Santiago Bernabeu", pasi ofertat nga Arabia nuk mungojnë, por lojtari madrilen është maksimalisht i përqëndruar në Madrid dhe ka gati "lapsin" për të firmosur kontratën e re.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu